Katër të vdekur në Pozheran të Vitisë
Gjilan – Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se në Pozheran të Vitisë ka ndodhur një rast i rëndë, ku të vdekur janë katër persona.
Ismet Hashani tha se sipas informacioneve të para dyshohet se i dyshuari kryesor ka vrarë tre persona e më pas edhe vetën. “Jemi duke mbledhur të gjitha informatat e mundshme për të kuptuar këtë tragjedi” tha shkurt Hashani./rajonipress/