FITORJA

Katër shqetësimet e LDK-së lidhur me neglizhencën e Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se gjatë javës së kaluar nëpërmjet katër konferencave për medie, ka adresuar shqetësimet e veta mbi neglizhencën qeverisëse, mosrespektimin kushtetues, tendencat kapëse të drejtësisë e raportin shqetësues të Departamentit Amerikan te Shtetit.​

Në një komunikatë, në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka adresuar katër shqetësimet e saj ndaj Qeverisë.

“ Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kanë kaluar një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministrja nuk e ka ofruar dorëheqjen, duke shkaktuar kështu precedent tejet të rrezikshëm për rendin kushtetues”, thotë LDK, transmeton Telegrafi.

FITORJA

Më tej LDK-, thotë se “Në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik afatgjatë e investime kapitale që sjellin të mira afatgjate, Qeveria u ka shpërndarë qytetarëve lëmoshë, nga 100 euro vetëm për një muaj (prill)”.

“Qeveria pasi që ka kapur shumicën e institucioneve, ia ka mësyrë atyre të pavarura. Nismat e saj legjislative dhe veprimet politike kanë një qëllim; sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, edhe ato të pavarura. Kështu duke u shndërruar në një cenuese të demokracisë dhe rendit kushtetues.

LDK thotë se shqetësuese janë të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021. “Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e medieve, pandëshkueshmëri të korrupsionit, si dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor”, thotë LDK. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.