Hidromorava

Katër rregullat bazë për të përmirësuar gjumin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, ka vlerësuar se një e treta e të rriturve në ShBA zakonisht bëjnë më pak sesa gjumi i rekomanduar.

Mungesa e pushimit dhe gjumit të mjaftueshëm gjatë natës ka qenë e lidhur ngushtë me disa probleme, duke filluar nga diabeti, sëmundja e zemrës, mbipesha dhe depresioni.

Për fat të mirë, komuniteti mjekësor kanë kaluar tashmë dekada, që janë duke u përpjekur të kuptojnë gjumin, efektet dhe përfitimet e tij.

Studiuesit zbuluan gjithashtu mënyra për t’i ndihmuar njerëzit të flenë mjaftueshëm ose të përmirësojnë cilësinë e tij.
Ky artikull eksploron disa këshilla, që kërkojnë vetëm pak përpjekje për të fjetur shpejt dhe më mirë. Ato mund t’i aplikojnë të moshuar, të rritur dhe adoleshentë.

Shmangni telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera

Përdorimi i teknologjisë gjatë natës mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj, kjo për shkak të ekspozimit ndaj dritës blu, e cila bllokon prodhimin e melatoninës, që është hormoni që e nxit gjumin.

Telefonat celularë, tabletët, laptopët dhe televizorët ekspozojnë njerëzit në dritën blu.

Një studim i Universitetit Haifa në Izrael, zbuloi se ekspozimi në mes të orës 9 të mëngjesit dhe 11 të dakrës, mund jo vetëm të zvogëlojë prodhimin e melatoninës por edhe të shkurtojë kohën dhe ta dëmtojë cilësinë e gjumit.

ARKATANA

Mos pini alkool para gjumit

Shumë njerëz besojnë se pirja e alkoolit gjatë natës mund t’i ndihmojë ata të flenë më mirë, por në të vërtetë alkooli mund ta prishë kualitetin e gjumit.

Pirja e alkoolit përpara gjumit gjithashtu është e lidhur me rritjen e rrezikut të gjumit të çrregullt, paralizën, apnenë e gjumit dhe probleme të tjera kryesisht të lidhura me të.

Menaxhoni temperaturës e dhomës

Përveç këshillave të mësipërme, njerëzit mund ta rregullojnë kualitetin e gjumit duke e zvogëluar temperaturën e dhomës ku flenë.

Ushtrimet

Kjo ka qenë një nga këshillat më të zakonshme, që ekspertët japin për të ndihmuar njerëzit në zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe problemet me gjumin.

Hulumtimet kanë treguar, se njerëzit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak shanse të përjetojnë pagjumësi dhe probleme të lidhura me kualitetin e gjumit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.