FITORJA

Katër raste të dyshimta me H1N1 , fatmirësisht rezultojnë negative

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë tha për rajonipress se në këtë repart janë të shtrirë katër pacient që dyshohej se ishin me H1N1. Por pas verifikimit të analizave fatmirësisht këto raste janë kthyer negative dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Demiri tha se ka shtim jashtë mase të pacientëve me gjendje gripoze.

Në repartin e infektivës në Gjilan janë të shtrirë katër pacientë që dyshohej se ishin të prekur me H1N1. Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë tha për rajonipress se rasti i parë i prekur me H1N1 e që ishte nga Komuna e Vitisë ishte i shtrirë pikërisht në repartin e infektives në Gjilan. “Pasi u verifikuan analizat u pa se ai ishte i atakuar me gripin e derrave dhe përfundoj në mënyrë latale në klinikën infektive në Prishtinë”.

Demiri tha se janë edhe katër raste të shtrira në repartin e infektivës në Gjilan e që dyshohej se mund të ishin prekur me H1N1, por pas verifikimit të analizave laboratorike u pa se ato rezultuan fatmirësisht negative. “Tani gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe ata edhe për një kohë do të trajtohen me medikamente në spitalin e Gjilanit” tha Demiri.

Demiri tha se nuk ka nevojë për panik e as për shqetësim sepse gjithçka është nën kontroll. “Ne i kemi të gjitha mundësit profesionale dhe teknike për ta diagnostifikuar shpejt sëmundjen. Kemi kushte laboratorike të cilat shpejt e identifikojnë burimin dhe shkaktarin e sëmundjes, vetëm duhet që rastet të lajmërohen me kohë “ tha Demiri.

ARKATANA

Por, Demiri ka një shqetësim tjetër që lidhet me gjendjen gripoze tek moshat e reja. Sipas tij ditëve të fundit ka një shtim jashtë mase të pacientëve me gjendje gripoze, grip ky që përshkruhet me vjellje, ethe, temperaturë, dhimbje muskulore, humbje e oreksit etj.

Demiri tha se ky grip i atakon të gjitha moshat e fëmijëve dhe të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike, pulmonare dhe kardiovaskulare.

Demiri apelon tek të gjithë qytetarët që rastet me gjendje gripoze mos t`i fshehin , por në rastin e parë të paraqiten tek mjeku më i afërt. “Kur sëmundja fshihet atëherë edhe diagnostifikimi i vonshëm është i pasuksesshëm” tha Demiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.