ARKATANA

Katër raste kur duhet të tregoheni të kujdesshëm me pirjen e kafes

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Mos na keqkuptoni: Ne e duam kafen. Është vesi ynë i vetëm që në fakt ndodh të jetë mjaft i shëndetshëm. Kafja ka përfitime si zvogëlimi i rrezikut të demencës, rritja e metabolizmit dhe reduktimin e kancerit të lëkurës. Dhe pastaj, sigurisht, ka efektin e tij të jashtëzakonshëm energjik që na ‘ndez’ në mëngjes dhe na ndihmon të nisim ditën mbarë.

Por do të ishte e papërgjegjshme të theksoheshin vetëm gjërat e mira. Hulumtimet tregojnë se në situata të caktuara, ju duhet ta shmangni atë – ose të paktën ta zvogëloni – për të shmangur një sërë efektesh anësore.

Kur është e nxehtë

Pirja e kafesë së nxehtë dhe pijeve të nxehta në përgjithësi është zbuluar se rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shtimi i qumështit nuk mjafton për të sjellë temperaturën e kafesë në nivelet ideale.

Kur jeni të përgjumur

ARKATANA

Kur ndiheni sikur nivelet tuaja të energjisë po bien, në vend që të pini kafe, bëni një sy gjumë të shkurtër për 20 minuta. Do të kapërceni simptomat e mungesës së gjumit dhe trupi juaj do të jetë vigjilent, më mirë se sa të pini kafe.

Shumë herët në mëngjes

Pirja e kafesë në 6 të mëngjesit nuk e ndihmon trupin të rrisë energjinë, pasi dy orët e para pas zgjimit të mëngjesit, nivelet e kortizolit janë në nivelin më të lartë. Ekspertët thonë se koha më e mirë për të pirë kafen e parë është 10-12, kur nivelet e kortizolit fillojnë të bien dhe keni nevojë për energji.

Nëse jeni në ankth

Kafeina në kafe (si dhe në çaj, pije joalkoolike dhe çokollatë) stimulon lirimin e kortizolit – hormoni i stresit – dhe adrenalinës, të cilat shkaktojnë presion të lartë të gjakut dhe rrahje të zemrës. Konsumimi i kafeinës mbi 2000 mg mund të shkaktojë pagjumësi, dridhje, frymëmarrje të shpejtë, stres, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.