Katër punëtor në një zyre

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kushtet e punës në Prokurorin Komunale në Gjilan nuk janë edhe aq të mira meqë nga dy prokuror punojnë në një zyre derisa punëtor të stafit edhe nga katër në një zyre, gjë që sjell vështirësi për një punë normale dhe një kualitet për zhvillimin e punës normale thotë Rabije Jakupi kryeprokurore.

Prokuroria Komunale në Gjilan, nga fillimi i vitit 2011 veprimtarin e vet e zhvillon në një objekt privat me zyre të improvizuara për regjionin e Anamoravës e që legjislacioni i saj përfshin Komunat, Gjilan, Viti, Kamenicë, ndërsa me decentralizim edhe komunat Novoberdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug thotë për rajonipress , Rabije Jakupi.

Prokuroria publike komunale në Gjilan është e organizuar në bazë të ligjit mbi Prokuroritë e Kosovës, ndërsa me fillimin e vitit 2013, sipas ligjit mbi prokurorinë e shtetit do të organizohet si prokurori themelore në kuadër të cilës do të jenë edhe departamenti i përgjithshëm, departamenti për të mitur dhe departamenti i krimeve të rënda. Kështu shprehet për rajonipress Rabije Jakupi kryeprokurore komunale në Gjilan.

Mobi Casa

Vetë fakti që kjo prokurori pritet të ketë kompetenca dhe përgjegjësi të shtuara ajo kërkon edhe hapësirë për punë e veprim.

“Kushtet e punës në Prokurorin Komunale në Gjilan nuk janë edhe aq të mira meqë disponojmë me 7 zyre, ndërsa kemi të punësuar 18 punëtorë dhe 6 prokuror, nga dy prokuror me një zyre, që sjell vështirësi për një punë normale dhe një kualitet për zhvillimin e punës normale” shton Jakupi.

Sipas Jakupit në pjesën e stafit mbështetës dhe profesional punojnë 4 punëtorë me një zyre, këtë problem vite me radhë e kemi paraqitur në instanca më të larta dhe institucione që janë kompetente për krijimin e kushteve më të mira të punës, por ende nuk është zgjidhur ky problem. Ndërsa për të qenë sa më efikas në punë, mos zvarritje të lëndëve, azhuritet në hetime dhe të mirëfillta, kërkojmë nga këshilli prokurorial, ministria e drejtësisë e institucione tjera angazhim maksimal për ta përkrahur moralisht dhe materialisht, në ndërtimin e objektit shtetëror të Prokurorisë Themelore, (që do të quhet me fillimin e vitit 2013), pasi që lokacioni veç është ndarë nga Komuna e Gjilanit ndërsa në mungesë të donacioneve kemi mbet në objekt privat” shprehet Jakupi./rajonipress/