Mobi Casa

Katër prioritetet e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendin e Kosovës gjatë këtij viti e presin katër vendime të rëndësishme, pavarësisht paralajmërimeve të opozitës për bllokim seancash. Prioritet për këtë vit do të jenë: ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për Gjykatën Speciale, transformimi i FSK-së në ushtri, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe zgjedhja e presidentit të vendit. Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët thonë se Kuvendi në vitin e kaluar ka dështuar të kryejë me sukses funksionin e vet ligjvënës dhe atë mbikëqyrës ndaj Qeverisë.

Megjithatë, subjektet opozitare duken të vendosura për të penguar punën e Kuvendit, pasi sipas tyre, kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe duhet të shpallen zgjedhjet e reja.

ARKATANA

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se pavarësisht se opozita e ka penguar zhvillimin normal të seancave plenare, Kuvendi ka arritur që gjatë vitit të kaluar t’i miratojë të gjitha ligjet që i ka proceduar Qeveria, prandaj Haliti konsideron se Qeveria është ajo që nuk i ka kryer obligimet për përmbushjen e planit legjislativ.

“Realisht Qeveria nuk i ka përmbushur obligimet ndaj Kuvendit, pasi që ajo duhet t’i sjellë ligjet ose projektligjet për t’u miratuar në Kuvend. Të gjitha projektligjet që i ka sjellë Qeveria i kemi miratuar në të dy leximet gjatë vitit të kaluar”, ka deklaruar Haliti, duke shpresuar që këtë vit legjislativi i vendit do të arrijë t’i kryejë me sukses detyrat e veta./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.