Eko Higjiena

Katër porosi të Albin Kurtit për mërgimtarët në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilin ishin kreu i saj, Albin Kurti dhe deputeti Rexhep Selimi, organizoi dje një tubim përmbyllës të vizitës tetëditore në Zvicër dhe Gjermani.

Selimi falënderoi mërgatën, posaçërisht për kontributin e dhënë gjatë luftës, kurse pastaj foli edhe rreth emigrimit të rinisë në ditët e sotme. Si tha ai, VV-ja ka identifikuar problemet në Kosovë dhe ka plan të qartë për zgjidhjen e tyre, duke kritikuar njëkohësisht qeverinë për për mungesën e krijimit të kushteve për investime nga mërgata shqiptare.

Mobi Casa

Kurti, ndërkaq prezantoi alternativën qeverisëse të VV-së, duke porositur të pranishmit dhe mbarë komunitetin shqiptar në Gjermani që patjetër ta shfrytëzojë të drejtën e votimit, si ër zgjedhjet në Kosovë ashtu edhe ato në Gjermani.

Lideri i VV-së porositi gjithashtu që studentët të organizohen nëpër organizata studentore shqiptare, por edhe ato gjermane, pastaj që punëtorët të organizohen në sindikata, kurse punëdhënësit e ndërmarrësit shqiptarë të bashkëpunojnë, si dhe në fund që prindërit kursimet e tyre të mos i investojnë në shtëpi të mëdha, apo në vetura luksoze, por t’i shfrytëzojnë për arsimim sa më cilësor të fëmijëve të tyre, thuhet në komunikatën e VV-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.