HW

Katër Poezi

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Demush Mehmeti

KURM HYJNOR

E jetuam jetën dhe me të gjitha shkallët e varfëris
S’pushuan së vrapuari pas më të mirës
Vuajtjet nuk i bënim hesap
Arritëm jo dhe pak
Dashurin e kishim fat

Gjithat që ishin ishin pak
Në grimca imtësi pjestohej çdo kafshat
Uri kishim vetëm për dritën
Digjeshim prush farkatari
Zemër plot

Ishin kohë s’dinin as shkrim lexim
Djellin vizatonim me dorë
Simbol jete amëshimi
Llmpë e gdhendur dhe mbi gur varri
Kurm hyjnor

NDEZUR ESHKË

Po më humbë në pyellin e ëndrrav të mija quar peshë
Të ruaj zgafellave të shpirtit tim
Më ke këllëf për më të trazuarat rrugët tua
Të dua qoft dhe hije kapur në shikim

Do më kesh rend në tëndën numratore
Zjarr une ndezur eshkë
Botë e trazuar dhe e pakufi
Shpërndarje grimcash mbërthyer përmasës së vet

ERË O ERË

Hidromorava

Erë o erë
Kur fryen fort krejt e thanë

Frynë me kohën
Ndryshon motet

Trazon detet
Mbush përrockat

Të dua jug
Të mi ngrohësh kockat

BOTË NË VETE

Lëshohem përmasës së tabanit tim
Me të tërën timen peshë
Kokën në duar
Duart mbi veshë

Dëgjoj çdo buzëqeshje e britmë
Ndjej aromën vjellje kohe
Kohë dhe e pabesë

Sado i njejtë si të gjithë
Dhe i veqant me gjurm jete
Botë në vete

Mbërthehem
Shijes sime hergele pa fre
Hidhërimin bëj zap
E liga frymë rebele qoft larg

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.