Fundamenti

Katër persona të ndaluar dhe 12 aktakuza të ngritura, prijnë rastet e vjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale si dhe gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Gjilan: Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/