Eko Higjiena

Katër njohje për tetë muaj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj muaj me parë kishte premtuar se Kosova brenda ditësh do të njihej nga se paku dy shtete. Por ky premtim i tij mbetur vetëm fjalë. Megjithatë zyrtarë në Ministrinë e Jashtme insistojnë se dy shtete tashmë e kanë njohur Kosovën. Ndërsa zyrtarizimi i tyre do të bëhet sapo të përfundojnë disa procedura të brendshme vendimmarrëse.

“Dy vende tashmë e kanë marrë vendimin dhe do të bëhet publik shumë shpejt, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme vendimmarrëse”, ka thënë për gazetën Tribuna një zyrtar brenda MPJ-së, pa dashur t’i përmendej emri. Kosova brenda këtij viti ka arritur t’i bindë vetëm katër shtete që ta njohin pavarësinë e saj, të shpallur gjashtë vite me parë. Tonga, Lesoto, Togo dhe Ishujt Sollomon janë shtetet që këtë vit e kanë pranuar Kosovën si shtet.

FIDANISHTJA

Këto njohje e kanë quar në 108 numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë. Njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se ngërçi politik në vend ka ndikuar në stagnimin e njohjeve. Sipas tyre, nëse ngërçi vazhdon, atëherë Kosova rrezikon edhe rrugën e saj drejt integrimeve evropiane…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.