ARKATANA

Katër mite rreth shtypjes së gjakut

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Shtypja e gjakut 120/80 është normale, por jo për të gjithë. Nëse vuani nga diabeti, jeni me mbipeshë dhe keni nivel të lartë të kolesterolit, tensioni juaj i gjakut duhet të jetë 110/70 ose edhe më i ulët.

Koncepti i shtypjes normale të gjakut është keqkuptimi më i zakonshëm në të cilin besojnë njerëzit. Nëse vuani nga tensioni i lartë, në vijim ju sjellim edhe disa mite të cilat mund t’i harroni menjëherë.

Kolesteroli është më i rëndësishëm se tensioni i gjakut

E kundërta është më shpesh e vërtetë. Nëse keni kolesterol të lartë, por kolesteroli i mirë (HDL) mbizotëron atë të keqin (LDL), rreziku i sulmit në zemër nuk është aq i madh.

Sa i përket tensionit të gjakut, tensioni i lartë gjithmonë i ngarkon enët e gjakut, duke përfshirë edhe ato që e furnizojnë zemrën me gjak. Ky presion ia lehtëson kolesterolit LDL të depërtojë në muret e enëve të gjakut ku fillon formimi i shtresave, të cilat pas një kohe shkaktojnë sulm në zemër dhe goditje në tru.

Nëse keni tension të lartë të gjakut, duhet ta matni çdo ditë

Një herë në javë është e mjaftueshme. Edhe pse pajisjet për përdorim shtëpiak u ndihmojnë pacientëve t’i monitorojnë rregullisht ndryshimet në nivelet e shtypjes së gjakut, ato gjithashtu nxisin edhe përdorimin e tepruar.

Dëmi bëhet përgjatë viteve, jo disa ditëve ose javëve. Monitoroni mesataren e tensionit të gjakut në disa muajt e ardhshëm dhe sa herë që shkoni tek mjeku, bisedoni me të në lidhje me këtë.

Disponimi i keq është shkaktar i shtypjes së lartë të gjakut

Eco Higjiena

Kjo pothuajse nuk është asnjëherë e vërtetë. Ajo që e përkeqëson disponimin tuaj njëkohësisht e rrit shtypjen e gjakut, dhe jo e kundërta.

Kur nuk ndiheni mirë, ose keni dhimbje, trupi juaj fillon të lirojë adrenalinë, e cila rrit shtypjen e gjakut. Nëse ndiheni mirë, mos e matni tensionin e gjakut për shkak se do të shqetësoheni pa nevojë. Në konsultim me mjekun, ju mund ta përshtatni marrjen e ilaçeve për të kontrolluar presionin e gjakut.

Kokëdhimbja e madhe nënkupton që presioni i gjakut do të shkaktojë sulm në zemër

Medikamentet e sotme mundësojnë që personat të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut të mund ta kontrollojnë shtypjen e gjakut në mënyrë të kënaqshme dhe të ndihmojnë në parandalimin e sulmit në zemër.

Kokëdhimbja e madhe, në qoftë se i merrni ilaçet rregullisht, sigurisht nuk është ndonjë shenjë që shtypja e lartë e gjakut do të shkaktojë sulm në zemër.

Edhe pse këto që sqaruam janë mite, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni më pak të kujdesshëm në matjen dhe kontrollin e shtypjes së gjakut. Ju duhet të dini se një mënyrë jetese e shëndetshme dhe marrja e ilaçeve janë ato që gjenden fuqinë tuaj, dhe se shqetësimi i mëtejmë në lidhje me presionin e gjakut me siguri nuk do të ndihmojë.

Si ta mbajmë shtypjen e gjakut të ulët?

Nëse jeni me mbipeshë, filloni me dobësimin. Çdo ditë të jeni aktiv për të paktën 20 minuta.

Zvogëloni konsumin e kripës dhe ushqimeve të pasura me kripë. Konsumoni alkool me masë – 2 pije në ditë për meshkujt, një pije në ditë për femrat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.