ARKATANA

Katër mënyra për të përdorur vajin e ullirit kundër kapsllëkut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

A e keni ditur se vaji i ullirit ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes dhe lehtëson nxjerrjen jashtë derisa e parandalon kapsllëkun? Nëse i kombinoni këta përbërës, mund t’i lehtësoni efektet e kapsllëkut.

Vaj ulliri dhe lëng limoni

Ky ilaç shtëpiak është shumë i thjeshtë, i lirë dhe i lehtë për t’u përgatitur derisa edhe vepron shpejt, por mos harroni, mos shtoni shumë limon. Nëse e bëni, do të shtoni thartirën në stomakun tuaj. Duke e konsumuar rregullisht gjatë natës, ndihmoni në lëvizjen e zorrës së trashë, ia shtoni lagështinë dhe lehtësoni kapsllëkun. Përbërësit: 1 lugë lëng limoni (5 ml) 1 lugë vaj ulliri (15 ml) Përgatitja: Përzieni përbërësit së bashku dhe e konsumoni.

Vaj ulliri dhe jogurt

Megjithëse mund t’ju duket si një përzierje aspak e zakonshme, ofron shumë dobi. Në fakt, jogurti është burim natyral i bakterit fermentues që ndihmon në tretjen më shpejt të ushqimit. Përbërësit: 1 gotë jogurt (250 ml) 1 lugë vaj ulliri (15 ml) Përgatitja: Shtoni një lugë vaj ulliri në gotën me jogurt dhe i përzieni mirë. E pini tri herë në ditë në stomak të thatë. Si rezultat, nuk do të keni më as bark të fryrë..

UBT

Vaj ulliri dhe banane

Bananet e dimë se janë të pasura me kalium. Ky kombinim zorrëve tuaj i ofron mjaftueshëm kalium për t’i kryer funksionet vitale. Si rezultat, kjo parandalon grumbullimin e gazrave dhe të ënjturave. Përbërësit: 1 banane 1 lugë vaj ulliri (15 ml). Përgatitja: Së pari, qëroni dhe copëtoni bananen në rriska. Më pas, e përzieni me vajin e ulliri. Kur të jetë formuar një pastë e butë, e konsumoni.

Vaj ulliri dhe kafe

Po, mirë e lexuat. Kafeina është stimulues i fortë për muskujt e zorrës së trashë. Në të njëjtën kohë e zbut edhe jashtëqitjen. Përbërësit: 1 gotë kafe të nxehtë (250 ml) 1 lugë vaj ulliri (125 ml) Përgatitja: Së pari, kombinoni të dy përbërësit. Më pas e konsumoni në mëngjes.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.