Katër mënyra për ta parandaluar kancerin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Djersitja e përditshme. Studimi i Universitetit të Vermontit ka zbuluar që njerëzit që kanë ushtruar rregullisht kanë pasur për 68 për qind më pak gjasa që ta zhvillojnë kancerin e mushkërive dhe për 38 për qind më pak atë të zorrëve në krahasim me njerëzit më pak aktivë.

Shmangeni ushqimin e fërguar!

Personat që konsumojnë patate të skuqura, pulë të fërguar, peshk të fërguar ose ndonjë ushqim tjetër të ngjashëm një ose më shumë herë në javë janë për deri në 37 për qind më të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i prostatës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pini lëng të shegës!

Mobi Casa

Hulumtuesit nga Universiteti i Uiskonsinit kanë zbuluar që lëngu i shegës mundet ta reduktojë rritjen e kancerit të mushkërive. Pini 500 ml lëng në ditë, sepse ai është i pasur me polifenole, izoflavone dhe acide elagjike që luftojnë kundër kancerit.

Mos rrini ulur!

Për më se 92 mijë raste të kancerit në vit mund të fajësohet fakti që njerëzit rrinë shumë ulur, sugjerojnë shkencëtarët e institutit amerikan për hulumtim të kancerit. Lëvizjet më të shpeshta ndihmojnë që në organizëm të reduktohet niveli i molekulave të lidhura me rrezikun nga kanceri.

(Kosova Sot)