Mobi Casa

Katër mënyra për humbje në peshë me uthullën e mollës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Uthulla e mollës ka veti të shumta shëruese dhe mund ta përdorni duke filluar për zierje, pastrim të shtëpisë, e deri te heqja e kilogramëve shtesë. Kilogramët lehtë fitohen, por vështirë humben. Faktorë të caktuar si stresi, gjenet, ushqimi i dëmshëm, ndryshimet hormonale, konsumimi i ushqimeve të përpunuara në mënyrë industriale, alkooli dhe disa ilaçe, mund të shkaktojnë mbipeshën. Mirëpo, konsiderohet se në shumë mënyra, uthulla e mollës ju ndihmon të humbni shëndetshëm në peshë.

UTHULLA E MOLLËS ME ÇAJ TË GJELBËR

Çaji i gjelbër posedon veti shëruese që kanë ndikim pozitiv në shkrirjen e dhjamit. Përbërësit antioksidues të çajit të gjelbër përshpejtojnë funksionimin e metabolizmit tuaj dhe shkrirjen e dhjamit. Udhëzime për përgatitjen e çajit të gjelbër me uthull të mollës: Qiteni një gotë ujë të vlojë, e më pas shtoni gjethet e çajit të gjelbër aty. Përsëri e vloni edhe për 2-3 minuta. Pastaj shtoni edhe 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë uthull molle. Çajin ta konsumoni çdo ditë, para kafjallit.

UTHULLA E MOLLËS ME MJALTË PËR HUMBJE NË PESHË

Eco Higjiena

Mjalti paraqet preparatin ideal për humbje në peshë në mënyrë natyrale duke përshpejtuar shkrirjen e yndyrës. Mënyra e përgatitjes së preparatit natyral nga mjalti dhe uthulla e mollës: Në një gotë ujë shtoni 3 lugë uthull të parafinuar të mollës dhe 2 lugë mjaltë. Sipas dëshirës, mund të hidhni pak kanellë për shije më të ëmbël. Sugjerohet ta konsumoni pak para shujtës. UTHULLA E MOLLËS ME HUDHRËN Uthulla e mollës në kombinim me hudhrën paraqet përzierjen e fuqishme për humbje në peshë. Hudhra njihet për vetitë e shumta për shëndetin, e po ashtu edhe si një nga preparatet e përdorshme për humbje në peshë. Udhëzime për përdorimin e përzierjes me uthull dhe lëngun e hudhrës: Lëngun të fituar nga shtrydhja e hudhrës ia shtoni 2 lugë uthull të mollës, 2 lugë mjaltë, pluhur të specave pikantë të bluar dhe lëng limoni. Përgatitjen e pini një herë në ditë.

LËNGU I LIMONIT DHE UTHULLA E MOLLËS

Kombinimi i lëngut të limonit dhe uthullës së mollës paraqet një nga preparatet më efektive për humbjen në peshë. Limoni ndikon në detoksikimin e organizmit dhe tretjen e rregullt. Si ta konsumoni këtë preparat të dobishëm: Përzieni 3 lugë lëng limoni, gjysmë luge piper, 1 lugë mjaltë dhe 2 lugë uthull në një gotë me ujë. Përzierjen e pini çdo mëngjes para kafjallit, për një periudhë tremujore.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.