Mobi Casa

Katër ligje për katër muaj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kuvendi i Kosovës në katër muajt e parë të këtij viti ka miratuar vetëm 4 ligje, kurse 33 projektligje janë në shqyrtim nëpër komisione parlamentare. Kështu deri më tani është përmbushur vetëm 3% e agjendës legjislative për këtë vit. Gjatë këtyre katër muajve Kuvendi ka mbajtur vetëm 7 seanca, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 14 seanca më pak. Madje, më tepër seanca mbaheshin në kohën kur opozita e pengonte punën e Kuvendit sesa tani kur opozitarët janë duke e bojkotuar atë.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për “Zërin” se Kuvendi i Kosovës po kalon në një periudhë aspak produktive. Ai gjithashtu ka thënë se kemi të bëjmë me një gjendje bllokade sepse Kuvendi nuk po mundet t’i shqyrtojë projektligjet, që tashmë janë dorëzuar nga Qeveria apo që janë bartur nga viti i kaluar.

Më tej Krasniqi ka thënë se përveç deputetëve të subjekteve politike opozitare, në mbledhjet e komisioneve po mungojnë edhe ata të partive në pushtet.

FIDANISHTJA

“Me këtë dinamikë të ulët të punës është e natyrshme që Kuvendi të mbetet prapa në miratimin e ligjeve që dita-ditës po grumbullohen”, ka vlerësuar Krasniqi, duke theksuar faktin se komisionet e Kuvendit kanë shqyrtuar dhe miratuar planet e tyre të punës përderisa Kuvendi akoma nuk ka të miratuar një plan të përgjithshëm që, sipas tij, nënkupton se praktikisht Kuvendi është duke punuar pa plan të punës.

“Pas zgjedhjes së presidentit po vërehet një relaksim më i madh i PDK-së për të thirrur seanca të reja. Po ashtu është e habitshme se thirrja e seancave u ndal pas bojkotimit të subjekteve opozitare, kurse ato thirreshin shumë më shpesh kur opozita përdorte gazin lotsjellës”, ka përfunduar Krasniqi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.