Eko Higjiena

Katër kompanive të naftës u revokohet leja, shkak parregullsitë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se u është marrë autorizimi katër operatorëve që marren me përpunimin e produkteve të naftës, për shkak të parregullsive të shumta dhe cilësisë së produkteve, shkruan Gazeta Express.

Hajdari tha se me shitjen e këtyre produkteve u është shkaktuar dëm edhe buxhetit të shtetit.


“Së fundmi në kuadër të kompetencave të veta Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolla tek katër subjekte që merren me përpunimin e produktet e naftës dhe ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikëqyrjen, rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe disa nga parregullsitë që i kanë hasur tek këta operatorë.

Uji Dea

“Rrjedhimisht Dogana ka pezulluar autorizimet dhe nuk u janë vazhduar autorizimet katër subjekteve. Disa nga subjektet u kanë shitur produktet e naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara si dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit”, deklaroi Hajdari.

Ministrja konfirmoi se për shkak të këtyre parregullsive katër kompanive u është revokuar leja për importin e lëndës së parë.

“Ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekteve lejet për importin e lendes së parë, deponimin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit të parë si dhe shitjen e produktit final që është vaji ose mazut. Njërit subjekt ia kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajërve të rënda dhe ndaj të njëjtit subjekt po zhvillojmë tani procedurat për mashtrim në cilësinë e karburanteve që ua ka shitur institucioneve publike”, tha ajo. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.