Uji Dea

Katër këshilltarë të LDK-së bojkotojnë seancën e Kuvendit në Kllokot

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Kllokot të martën është mbajtur seanca e 7 –të e rregullt e Kuvendit të komunës e cila do të mbetet në kujtesë edhe për shkakun se katër këshilltarë të kuvendit nga pesë sa janë gjithsejtë nga radhët e LDK-së kanë lëshuar seancën që në fillim të punës së saj.

Menjëherë pas aprovimit të rendit të ditës dhe fillimit të punës së seancës , këshilltarët nga LDK-ja , katër nga pesë sa janë kanë lëshuar seancën.

Në një prononcim të tyre për media , Ahmet Misini, dhe Shaip Sinani kanë potencuar shkaqet e lëshuarjës së seancës.”Para disa kohësh ne në një kërkesë tonën kemi kërkuar nga kryetari i komunës që të ndërmerr masa ndaj drejtorit të administratës pasi që ai ka eksponuar sjellje nacionaliste dhe është shkelë në mënyrë arrogante ndaj shërbyesve civil në komunë” kanë thënë Ahmeti dhe Rexhepi duke shtuar se këshilltarët e LDK-së nuk do të marrin pjesë në punën e KK deri sa kryetari i komunës nuk do të prononcohet lidhur me kërkesën tonë.

Fundamenti

Kryesuesi i Kuvendit Zharko Dejanoviq, është shprehur se lëshuarja e seancës të këshilltarëve të caktuar është e drejtë personale dhe demokratike. “Unë e kam njoftuar kryetarin lidhur me kërkesën e tyre, por pasi që kryetari i komunë është në pushim vjetor nuk ka mund që sot të jetë prezent fizikisht dhe të deklarohet” ka thënë Dejanoviq.

Në seancën e 7 të KK-së ishte prezent edhe Ulrich Biffor, drejtor regjional i OSBE-së në Gjilan i cili ka theksuar se ai është i kënaqur dhe e vlerëson të suksesshme punën e KK-së të Kllokotit deri më tash.

Ndërkohë që në seancën e sotme këshilltarët e KK-së kanë miratuar raportin gjashtëmujor të shpenzimeve të administratës komunale si dhe kanë miratuar vendimin për hapjen e objektit të çerdhes për fëmijë, pastaj rregulloren për punën vullnetare të të rinjve të komunës së Kllokotit si dhe disa vendime të tjera më rëndësi./rajonipress/