Fundamenti

Katër horizontale dhe një gol Prishtina mposht Dritën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ashtu siç është pritur ballafaqimi i javës së 11-të në mes Dritës dhe Prishtinës se do të ketë futboll cilësor ashtu edhe doli gjatë 90-të minutave të ndeshjes u pa futboll cilësor duke u goditur katër herë shtylla horizontale dhe duke u shënuar një gol.

Futbollistët e Prishtinës me futbollistët me përvojë që ka në përbërjen e saj me mjaftë vështirësi arriti ta mposht Dritën e cila në radhët e saja ka kryesisht futbollist të rinj dhe pa përvojë.

Në minutën e 9 futbollisti mysafir Basid Khalid nga 16-të metra gjuan furishëm duke goditur horizontalen e portierit të Dritës Artan Latifit.

Në minutën e 32 Braziliani në radhët e Dritës Gilberto Fortunato pas një aksioni të rrjedhshëm bukur ndal topin më gjoks gjuan nga 15 metra por godet horizontalen e portierit mysafir Alban Muqiqit.

Në pjesën e dytë ishin futbollistët e Prishtinës të cilët diktuan tempon e lojës duke pasur futbollist me përvojë në radhët e saj.

Qendër mbrojtësi i Prishtinës Debatik Curri pas harkimit të Boshnjakut gjuan me kokë nga 13 metra godet horizontalen e Latifit të Dritës.

Futbollistët e Dritës në 10-të minutat e fundit filloi ti lëshoj koncentrimi në minutën e 81 dhe 83 së pari gabon Kuka0 e pastaj edhe Hashani por në dy rastet kapiteni dhe portieri Artan Latifi shpëton portën e tij.

Uji Dea

Musafirët golin e fitores e arrijnë në minutën e 85 Boshnjaku nga thellësia pason një top drejt zëvendësuesit Mankenda i cili me shpejtësi kalon edhe portierin Latifi dhe nga afërsia nuk e patë vështirë të gjejë rrjetën e portës së Dritës.

Në minutën e 92 Ahmed Jonuzi pasi kalon në kundërsulm Tosunin e Dritës gjuan nga 10-të metra portën e Dritës edhe njëherë e shpëton horizontalja.

Trajneri Gjerman i Prishtinës Lutz Lindenmann deklaroi.”Shikuam një lojë të mirë skuadra ime patë një karakter të fortë bëmë disa kombinime në pjesën e dytë të cilat dhanë fryt ishte një lojë mjaftë e vështirë për dyja skuadrat”

Për trajnerin e Dritës Ismet Munishin ishte debutim si vendas me skuadrën e tij ai deklaroi.”Kemi futbollist të rinjë ata dhanë gjithçka nga vetja por përvoja ishte në anën e musafirve, mua sot më së shumti më dhimbsen futbollistët dhe tifozët të cilët na përkrahën por në ndeshjet e radhës do të tregojmë karakter tjetër”

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues -4.000
Arbitra – Tahiri, Morina, Mehmeti, Isufi
Kartona të verdhë Dragusha, Mavriqi (D) Dumani, Dallku, Pevqeli(P)

Drita- Latifi, Kuka, Fortunato, Hashani, Berisha, Maliqi(Mavriqi), Dragusha, Tusuni, Ramadani(Kryeziu), Osmani, Rexhepi (Ajdari)
Prishtina – Muqiqi, Maxhuni, Dumani, Dallku, Kukaj, Curri, Pevqeli(Neziri), Hamiti, Boshnjaku, Kelmendi (Jonuzaj), Khalid(Makenda)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.