Katër gjilanas arrestohen me urdhër të Gjykatës

Gjilan – Në dy raste të ndara policia ka arrestuar katër shqiptarë në Gjilan. Duke u bazuar në urdhëresat e lëshuara nga gjykata njësiti policor ka zbatuar ato dhe ka arritur t’i arrestojë tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët janë dërguar në vuajtje të dënimit njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në një rast tjetër policia duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar dhe të njëjtin e ka dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./rajonipress/