FITORJA

Katër gabime gjatë përdorimit të vajit të ullirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të gjithë tashmë e dimë se vaji i ullirit, për shkak të përbërjes së vet specifike, është i dobishëm për organizmin tonë, por shumë njerëz nuk dinë ta zgjedhin dhe përdorin atë si duhet.

Ne ju zbulojmë katër gabimet më të zakonshme në përdorimin e vajit të ullirit:

1) Është gabim të mendohet se versionet “light” të vajit të ullirit kanë më pak kalori. Në fakt, në një lugë të cilitdo vaj të ullirit ka rreth 120 kalori dhe rreth 14 gramë yndyrë.
Parashtesa “light” nuk i referohet vlerës kalorike, por ngjyrës dhe shijes së vajit.

GRANDEMALL

2) Shkencëtarët nga Kalifornia erdhën në përfundim se shija e hidhur e vajit të ullirit nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është i prishur. Ndonjëherë bëhet fjalë vetëm për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve.

3) Që vaji i ullirit të qëndrojë më gjatë, mos e mbani atë në ndonjë vend të ngrohtë dhe të ndritshëm. Vendet më të mira për ruajtje janë raftet në kuzhinë të cilat janë të larguara nga aparatet elektrike të cilat ngrohin. Gjithashtu, kushtoni vëmendje që vajin ta ruani në ndonjë shishe qelqi të errët në ndonjë vend të thatë.
Nëse, megjithatë, e mbani atë në ndonjë vend të ngrohtë, polifenolet do të ndryshojnë dhe cilësia e vajit do të jetë më e keqe. Megjithatë, mos e mbani atë në frigorifer sepse mund të trashet.

4) Rreth afatit të përdorimit ka më së shumti konfuzione. Nuk është e vërtetë se vaji i ullirit mund të zgjasë me vite të tëra nëse ruhet si duhet. Nga momenti që e hapni atë, mund ta përdorni atë rreth një vit, sepse pas kësaj periudhe ‘vaji nuk do ta ketë të njëjtën përbërje të vlerave ushqyese. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.