UBT

Katër fshatrat e Komunës së Kamenicës së shpejti me rrjet të zgjeruar të mbeturinave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Fshatrat Boscë, Kolloleq, Strelicë dhe Moqar së shpejti do të përfshihen në rrjetin e zgjeruar të mbeturinave.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkovic, së bashku me Udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu, si dhe Menaxheren e Njësisë “Ecohigjiena” në Kamenicë, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Këshillave Lokale të Boscës, Kolloleqit, Strelicës dhe Moqarës.

RCCOLA

Gjatë këtij takimi u diskutua për zgjerimin e rrjetit të mbeturinave dhe furnizimin e banorëve me kontejnerë familjarë 120 litra.

Këto katër fshatra do të përfshihen në rrjetin e menaxhimit të mbeturinave nga data 01 janar 2021./rajonipress/