United Hospital

Katër faktorët që po i lënë kosovarët pa liberalizim të vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Instituti EPIK ka bërë një studim për të analizuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Rezultati i studimit evidenton 4 faktorë të cilët janë duke e penguar liberalizimin e vizave për kosovarëtm shkruan Gazeta Express.

Në bazë të studimit, faktorët e paraqitur më poshtë janë duke e pamundësuar liberalizimin e vizave:

Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar;

Raporti i Vendit 2019 identifikoi sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit;

Ngecjet në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi;

Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave.

Instituti EPIK gjithashtu ka paraqitur edhe masat kyçe që duhet të merren për t’i hequr pengesat në liberalizimin e vizave, të cilat janë:

ARKATANA

Rezultate bindëse në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar;

Vullneti i qartë politik për reformat e sundimit të ligjit;

Progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve;

Komunikimi i shtuar me vendet anëtare të BE-së.

Studimin e plotë “Kosova dhe BE-ja 2.0: Hapat e ardhshëm në procesin integrues të Kosovës” mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Express/

Në kuadër të studimit të fundit kemi identifikuar katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.