United Hospital

Katër emra për Topin e Artë në Shqipëri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Federata Shqiptare e Futbollit bëhet gati për ndarjen e çmimeve të fundvitit në mbrëmjen Gala. Ashtu siç është bërë traditë prej vitesh, sonte në mbrëmje do të vendoset emri fitues i “Topit të Artë” Shqiptar, ose siç njihet ndryshe futbollisti më i mirë i vitit. Nga votat e marra nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Kategorisë Superiore, në garë për të fituar këtë trofe janë 4 futbollistë, që kanë bërë mirë gjatë këtij viti. Sipas burimeve nga FSHF, janë 4 futbollistë në garë për të fituar Topin e Artë. Daniel Xhafa i Teutës, Nuredin Orelesi dhe Gjergji Muzaka të Skënderbeut, si dhe Fatjon Sefa i Besës janë të nominuarit për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2013.

Daniel Xhafaj ka shënuar në 10 gola sezonin e kaluar ndërsa në pjesën e parë të këtij viti është në krye së bashku me Bushic në kuotën e 9 golave. Veterani është treguar një nga lojtarët kryesor tek Teuta, e cila siguroi dhe pjesëmarrjen në Europa League sezonin e kaluar. Nuredin Orelesi nuk ka një imazh të mirë në shënimin e golave, por dueht thënë që 2013 ishte viti i tij, pasi tregoi se është një nga më të mirët e kampionatit Shqiptar.

UBT

Pjesë e rëndësishme në sukseset e Skënderbeut jo vetëm në kampionat por edhe në ecurinë europiane, Orelesi është konfirmuar edhe në pjesën e parë të sezonit aktual. Një tjetër futbollist i nominuar është Gjergji Muzaka, i cili vitin e ndan me dy fanella. Me Flamurtarin sezonin e kaluar, Muzaka ishte protagonist me 12 golat e shënuar duke u renditur si goleadori i tretë më i mirë edhe pse luan si mesfushor krahu.

Rikthimi në Korçë i ka ulur ritmin e golit duke qënë se deri më tani ka shënuar vetëm 3 herë, por krahu i dhjathtë i kampionëve tashmë duket i blinduar. Lojtari i fundit në garë është sulmuesi i Besës, Fatjon Sefa, që duket se ka rilindur në këtë sezon të dytë në Kavajë. 6 gola ka shënuar sezonin e kaluar me verdhezinjtë sulmuesi Lushnjar, një kuotë që është arritur në këtë pjesë të parë të sezonit. Golat e tij këtë sezon kanë qenë të rëndësishëm për Besën pasi i ka dhënë pikë skuadrës, duke u votuar në listën për Topin e Artë.(supersport.al)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.