GRANDEMALL

Katër dietat verore që shkrijnë kilogramët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuptojeni se cilat janë dietat verore më të mirat për heqjen e kilogramëve shtesë.

Dieta me ushqim të papërpunuar

Ushqimi që e konsumoni në këtë dietë nuk guxon t’ju ekspozohet temperaturave më të larta se 50°C, për të mos shkatërruar enzimat në bimë, që mundësojnë tretje më të mirë dhe absorbim të ushqimit. Konsumohen pesë shujta dhe dy zamra, kafjalli fillon me një gotë ujë me lëng limoni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menyja:

Kafjalli: 1 gotë ujë me lëng limoni, frape nga boronicat, portokaj dhe mollë.

Zarma: Fruta me lëvozhgë të fortë.

Dreka: Sallatë nga salmoni, tranguj, domate me fara të susamit dhe erëzuar me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Zamra: Fruta mali.

Darka: Keksë me susam me pastetë nga avocado.

Dieta franceze

Dieta përbëhet nga katër faza:

1. Përmes ditarit tre javor të ushqimit duhet shikuar cilësinë e ushqimit.

2. Ri-programimi që zgjat tre muaj dhe pranimi i sasisë së shërbimit dhe caktimi i cilësisë së ushqimit.

3. Stabilizimi ose vendosja e ekuilibrit marrë parasysh rregullat e reja të aplikuara të ushqimit.

4. Pjesa tjetër e jetës.

Menyja:

Kafjalli: Bollgur me pemë të thata, kafe.

Zamra: Shkopinj të njelmët, fiq.

ARKATANA

Dreka: Makarona në salcë nga domatja dhe ton, 1 gotë verë.

Zarma: Akullore.

Darka: Gjoks pule në skarë, oriz integral me kërpudha, sallatë.

Dieta mesdhetare

Dieta mesdhetare konsiderohet si një nga dietat më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut. Karakterizohet për nga perimet e freskëta dhe pemë, deri në pesë porcione në ditë. Pos tyre, konsumohen edhe fruta deti dhe peshk, si dhe vaj ulliri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menyja:

Kafjalli: Bukë e zezë me djathë pa yndyrë, kafe me qumësht.

Zarma: Shalqi.

Dreka: Peshk, patate të ziera dhe bishtaja me pak hudhër dhe vaj ulliri, 1 gotë verë.

Zarma: Shegë, jogurt.

Darka: Krem supë nga brokoli, domate, borzilok i erëzuar me vaj ulliri.

Dieta me lëngje

Gjatë verës dieta me konsumimin e lëngjeve të përgatitura nga pemët dhe perimet mund të jetë mënyrë e shpejtë e humbjes në peshë.

Menyja:

Kafjalli: Lëng nga panxhari, limoni dhe ananasi.

Dreka: Lëng nga trangujt, karota dhe selino.

Darka: Lëng nga frutat e malit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.