UBT

Katër arsye se përse ecja është një nga ushtrimet më të mira

/ 2 minuta lexim
HW

Ecja ju mundëson të gëzoni një shëndet më të mirë dhe njëkohësisht nuk shkakton edhe shumë lodhje.

Mësoni katër arsye se përse duhet të filloni të ecni çdo ditë:

Ecni për të ushtruar

Ecja është më e lehtë për trupin tuaj sesa ushtrimet tjera fizike si vrapimi.

Ecja mund të mjaftojë që të gëzoni një shëndet më të mirë dhe të jeni aktivë fizikisht, e gjithashtu me kohën ju do të ndërtoni qëndrueshmëri dhe forcë – pa pasur nevojë të përdorni ndonjë pajisje.

Ecja është ushtrim i tërë trupitA e keni shikuar ndonjëherë dikë duke ecur?

Jo një garues, por një person të thjeshtë duke ecur shpejt. Trupi i njeriut ecë me lëvizje të sinkronizuara, i përfshin të gjithë nyejt, muskujt dhe tendoset.

Fundamenti

Këmbët, kyçet, gjunjët, ijët, etj., funksionojnë me një ritëm dhe gjithashtu përfshihet edhe pjesa e epërme e trupit.

Prandaj, shumë lehtë mund të thuhet se ecja nuk është vetëm ushtrim për këmbët, por për të gjithë trupin.

Avantazhet e ecjes

Doktorët thonë se njerëzit që ecin rregullisht kanë një shëndet më të mirë dhe vuajnë më pak nga lëndimet sesa njerëzit që ushtrojnë rreptë.

Përfitimet e ecjes

Disa nga përfitimet që i sjellë ecja si ushtrim fizik, sipas Harvard Medical School, janë:

– Shtypje më e ulët e gjakut dhe rrezik i zvogëluar i pësimit të sulmit të trurit
– Zvogëlim i rrezikut të sulmeve të zemrës dhe kolesterol më i ulët
– Rritje në densitetin e eshtrave dhe rrezik më i ulët për t’i thyer eshtrat
– Rritje e ndjesisë së mirëqenies, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.