UBT

Katër aktakuza të ngritura për dhunë në familje, rrezikim të trafikut dhe sulm ndaj personit zyrtar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Mobi Casa


Prokuroria Themelore në Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‟Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‟Rrezikimi i trafikut publik‟‟,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‟Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‟Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‟Dhuna në familje”./rajonipress/