UBT

Katër aktakuza të ngritura për dhunë në familje dhe keqtrajtim të kafshëve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Është ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Mobi Casa

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe ujit të shtazëve”./rajonipress/