Kate Upton: Fotot cullak janë të miat…
Njëra ndër femrat më të bukura në botë, modelja Kate Upton po ballafaqohet me publikimin e fotove të saj private nga celulari i saj. Ajo e ka pranuar që këto foto janë të sajat, mirëpo ka theksuar se kjo gjë do të ndëshkohet me ligj…
Ndër shumë yje të Hollywood-it të që po ballafaqohen me publikimet e fotove private nga një haker i cili i ka vjedhur fotografit nga celularet e tyre, e ato po i publikon nëpër internet, gjendet edhe bukuroshja Kate Upton.
Manekinia e ka pranuar që fotot lakuriq të cilat janë bërë hit nëpër faqe të ndryshme në rrjete sociale, janë të saja, por ka nënvizuar se personi i cili i ka publikuar këto foto do të ndëshkohet.
Ndërkaq në albumin e saj ndodhen qindra fotografi të cilat janë shumë eksplicite, si dhe disa video xhirime të cilat Kate i ka bërë me të dashurin e saj, Justin Verlander, yllin e bejsbollit.
E për këtë ajo ka angazhuar avokatin e saj, i cili ka thënë që kjo është shkelje e privatësisë së klientes së tij, ndërsa personi i cili e ka bërë këtë do të ndëshkohet me ligj. Ai po ashtu ka kërcënuar të gjitha ata që tani e në të ardhmen do të publikojnë ‘materiale ilegale’.


