RCCOLA

Katastrofë për Grezdën te Rangers, detyrohet të luajë me ekipin e të rinjve

/ 1 minutë lexim

Eros Grezda duhej të largohej nga Rangers, por nuk arriti të gjente një ekip gjatë afatit kalimtar të verës.

Për sulmuesin kishte interesim prej disa klubeve nga kampionati francez, por që u refuzuan.

Trajneri Steven Gerrard tha se nuk përmbushnin synimet e klubit.

Eco Higjiena

Legjenda e futbollit anglez nuk e llogarit aspak shqiptarin, madje e ka nxjerrë jashtë ekipit. Gjakovari është detyruar të luajë me të rinjtë e Rangers në një ndeshje miqësore që këta të fundit zhvilluan kundër ekipit të Fleetwood Town U-23.

Shqiptari e nisi si titullar në fitoren 0-2 të ekipit skocez.

Grezda është jashtë planeve të Gerrard, por klubi po mundohet ta mbajë në formë dhe të angazhuar. Lojtari i kombëtares shqiptare konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të afatit kalimtar.