Katastrofa humanitare në veri: Haradinaj ndërmerr veprimet e para ndaj Serbisë
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hap pika shitëse në veri të vendit në bashkëpunim me bizneset kosovare.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministrit, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebbok.
Haradinaj ka thënë se simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim.
“Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!”, ka shkruar ai mes tjerash.
Kryeministri ka thënë se në bashkëpunim të ngusht me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kanë organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit.
“Ky aksion, i kordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane”, ka deklaruar Haradinaj.
I pari i ekzekutivit theksoi se sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orketstruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Haradinaj është shprehur i bindur se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri ka theksuar ai.


