UBT

Katalogu i Muzeut të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilani, si qendër komunale dhe, njëkohësisht dhe qendër e Kosovës Lindore, nga 28 Nëntori i këtij viti, edhe zyrtarisht do bëhet me muze, i emëruar tashmë, Muzeu i Qytetit të Gjilanit.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, e cila nga themelimi e këndej, në këto 12 vite të punës dhe veprimtarisë së saj, një pjesë të angazhimit të pareshtur në terren e ka orientuar në vazhdimësi në gjetjen dhe grumbullimin e eksponateve dhe artefakteve të ndryshme, të cilat me një përkujdesje të pareshtur dhe në kushte thuaja jo dhe aq të mira, i ka ruajtur pikërisht për këtë ditë, që përmes themelimit dhe funksionalizimit të Muzeut, t’ia ofrojë dhe publikut, si një pasuri e rrallë e traditës sonë mijëvjeçare.

Tash, me rastin e zyrtarizimit të Muzeut, kjo Qendër… e pa të udhës ta publikojë edhe katalogun, brenda kopertinave të të cilit, kanë gjetur dhe janë renditur 223 eksponate dhe artefakte, me shënime përcjellëse.

United Hospital

Vlen të potencohet se, ashtu siç e do edhe rendi, këto eksponate, artefakte si dhe numizmatika, janë sistemuar sipas llojit që karakterizohen: në eksponate e artefakte arkeologjike, poçari, thesare druri, mjete pune, veshje dhe shtrojë, elemente kuzhine e numizmatikë.

Ky katalog i përgatitur bukur edhe nga ana teknike, do ekspozohet dhe do të shpërndahet pikërisht në ditën e përurimit të Muzeut – më 28 nëntor 2016, në mesditë ka thënë Sabit Rrsuetmi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.