Eko Higjiena

Katalogu i dështimeve të një dembeli si Alban Hyseni

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Valon Rashiti – Duke ndjekur trendin e ndryshimit, por edhe për shkak të pakënaqësisë me ish-qeverisjet komunale në Gjilan, pata vendosur që në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021 ta votoj kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hysenin. Paraqitja e tij serioze nëpër debate televizive dhe programimi i tij elektoral ma kishin mbushur mendjen se njëmend është i duhuri për Gjilanin, qytet ky i harruar nga të gjitha qeveritë pasluftës.

Tash kur jam kthyer për të ri-dëgjuar deklarimet e Hysenit dhe për të parë se çfarë më bëri ta votoj këtë person për kryetar, krejtësisht të papërvojë dhe i padëshmuar më herët, shoh se gjykimi im më shumë kishte të bënte me dëshpërimin e paraprakëve.

E kisha bindur vetën subjektivisht se më mirë një e panjohur alternative se një e njohur dëshpëruese. Pas tre vitesh mund të them përfundimisht se vendimi për ta legjitimuar një kryetar që përkundër se po i kryhet mandati nuk ka arritur për ta finalizuar asnjë projekt të madh për qytetin, ishte gabim trashanik që nuk duhet përsëritur. Pse?

I mbështetur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fushatë parazgjedhore, Hyseni shprehej i bindur që i duhej vetëm pak kohë që Gjilanin ta bëjë me autostradë dhe stadium, projekte këto shumë të rëndësishme për qytetarët dhe sportdashësit e qytetit. Stadiumi e autostrada kanë ngecur në premtimin elektoral të Hysenit.

Në listën e gjatë të dështimeve të Hysenit, janë mos rregullimi hyrjeve daljeve të qytetit dhe projektit të impiantit të ujërave të zeza. Gjatë fushatës, Hyseni shprehej i bindur se posa të bëhej kryetar në sistemin shëndetësor do të krijohet platforma për caktimin e terminëve online për vizita dhe analiza dhe do të ndërtonte dy nënkalime në qendër të qytetit, por dështoi.

ARKATANA

Njëjtë si kryetarët e tjerë, edhe Hyseni i ka favorizuar familjarët e bashkëpartiakëve të tij në konkurse për arsimtarë e profesorë, por edhe u ka ndarë subvencione për “start up” pa kritere eksponentëve të partisë në pushtet pa u turpëruar fare.

Ndërsa një projekt që u prezantua me shumë pompozitet në muajin e fundit të vitit 2023, ai i parkut “Banja” në Gjilan të cilin e kishte përuruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin Alban Hyseni, është bërë strehë e narkomanëve të qytetit. Është një ngërç politik dhe administrativ në Gjilan, i cili nuk dihet kur mund të debllokohet dhe të funksionalizohet dhe ky ngërç vjen si pasojë e mos menaxhimit të mire të punëve dhe personave të pa papërvojë që janë angazhuar në drejtori e pozita kyçe në institucionet komunale.

Qyteti i Gjilanit pos Vali Ranch-it që njihet si atraksion turistik, nuk ka çka t’i ofrojë gjë tjetër njerëzve që vendosin ta vizitojnë. Në vitin e fundit të mandatit të tij si kryetar, Alban Hyseni “është zgjuar nga gjumi” dhe ka njoftuar se për çdo javë do të prezantohen projektet më të mëdha për vitin 2024-25 të cilat sipas tij, do të transformojnë qytetin.

Por, manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi, sepse Gjilani meriton më shumë dhe më mirë dhe qytetarët e Gjilanit kanë mundësi që ta përmirësojnë gabimin. Zgjedhjet po afrojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.