Eko Higjiena

KASTRO lidere e shërbimeve dhe cilësisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kastro në lokacionin e ri me hapësirë prej mbi 3000m2 ofron një gamë të gjerë të produkteve të cilat plotësojnë çdo kërkesë të konsumatorëve. Burim Kastrati menaxher në këtë kompani thotë që Kastro tash më ka kaluar në nivel tjetër të shërbimeve edhe më profesionale duke ofruar produkte të brendeve më të njohura në Elektrikë, Sanitari, vegla pune për Kompani, për shtëpiakun, për amvisni dhe shumë produkte tjera për Institucione, kompani dhe familjet e juaja.

Ai po ashtu tregon që kujdes të veçantë iu kushtohet klientëve në konsulenc me ta për të ndriçuar sa më mirë ambientet e lokaleve apo shtëpive të tyre me produktet Kastro, po ashtu në detajizimin e kërkesave të klientëve për zgjidhje profesionale në elektrik, sanitari.

Mobi Casa

Kastrati garanton që përpos produkteve kualitative, garancisë në shërbime me dyfishim të produkteve, çmimeve të arsyeshme do ta bëjë kompaninë me atraksion jo vetëm për Anamoravë, por edhe më gjerë. Kastro gjendet në Gjilan në rrugën e Bujanocit në kilometrin e 1./rajonipress/