UBT

Kastraveci i freskët ndihmon në trajtimin e problemeve të zemrës dhe diabetit

/ 3 minuta lexim

Kastravecët mund të jenë një nga frutat më të nënvlerësuara. Po, e keni lexuar saktë! Për shkak se kastravecët rriten nga lulet dhe përmbajnë fara, ato janë teknikisht dhe botanikisht një frut dhe jo një perime.

Kastravecët shpesh cilësohen si një superushqim për bukurinë. Kjo për shkak të vëllimit të lartë të ujit (ato përmbajnë 95% ujë) dhe aftësisë së lartë hidratuese.

Plus, ky frut përmban vitaminë K dhe komponente bimore anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zbutjen e qeskave dhe trajtimin e rrathëve poshtë syve.

Sallata shëruese me kastravecë dhe hudhra, nuk do t’i besoni efektet shëndetësore…
Por më e rëndësishme se përfitimet e bukurisë, është ndikimi i fuqishëm në shëndetin e zemrës tuaj.

Rezulton se kastravecët mund të mbështesin sistemin tuaj kardiovaskular në mënyra të ndryshme. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë:

Ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak
Tashmë dihet se regjimi ushqimor me pak karbohidrate, ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Por disa studime tregojnë se kastravecat, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Që do të thotë më pak dëmtim të enëve të gjakut dhe të nervave që kontrollojnë zemrën.

RCCOLA

Një studim tjetër tregoi se lëkura e kastravecit, e cila përmban shumë lëndë ushqyese dhe fibra, mposhti shumë shkaktarë të lidhur me diabetin. Pra, mos e qëroni lëkurën e kastravecit por pastrojeni mirë dhe konsumojeni.

Konsumi i tyre nxit zgjerimin e enëve të gjakut, i cili mund të ndihmojë në luftimin e hipertensionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Mjekët rekomandojnë që pacientët me tension të lartë të hanë ushqime me natrium të ulët dhe kastravecat janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Ato përmbajnë gjithashtu magnez dhe kalium, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut sepse eliminojnë natriumin nëpërmjet urinës.

Mbrojnë zemrën tuaj
Studimet tregojnë se ata janë të aftë në pastrimin e radikaleve të lira falë vetive të tyre antioksiduese.

Antioksidantët bllokojnë stresin oksidativ, procesi kimik që gjeneron radikale të lira e të dëmshme, të cilat kontribuojnë në kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve
Studimet tregojnë se falë disa përbërjeve bimore që kastraveci përmban, mund të luftojë aterosklerozën.

Që është grumbullimi i rrezikshëm të yndyrave në muret e arterieve.