UBT

Kastrati viziton punimet në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në Koretin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza në Koretin, një projekt tjetër i rëndësishëm për banorët e kësaj ane ka shkruar Qëndron Kastrati.

UBT

“Bashkë me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja, dhe kolegë të tjerë nga prokurimi e urbanizmi, vizituam punimet që po bëhen lidhur me këtë projekt. Ndërtimi i këtij kolektori është me rëndësi të madhe për komunën tonë e sidomos për banorët e Koretinit, që me vite përballen me problemin e ujërave të zeza. Ky projekt ka vlerën rreth 125 mijë eurosh, dhe parashihet gjatësia prej 1.4 km. Falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen! Vazhdojmë me punë” ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/