Kastrati viziton Poliqkën, të izoluarit po i respektojnë udhëzimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nga ekipi policor që e monitoron këtë pjesë, u njoftuam mbi gjendjen aktuale në fshat. Të gjithë nga të izoluarit po i respektojnë udhëzimet, për çka shpresoj që edhe katër personat e mbetur nga Poliqka, do të shërohen plotësisht. Faleminderit qytetarëve për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe, koordinatorin Basha dhe gjithë kolegët tjerë për punën, tha Qëndron Kastrati.

Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me koordinatorin e Shtabit Komunal Ramadan Basha vizitojnë fshatin Poliqkë

Komuna e Kamenicës është duke u shëruar nga COVID-19, pasiqë nga 39 persona të infektuar, 35 prej tyre janë shëruar.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastarti së bashku me koordinatorin e Shtabit Emergjent Komunal, kanë vizituar sot fshatin Poliqkë. Fshatë në të cilin janë akoma të infektuar dhe një person pritet të ritestohet sot.

Uji Dea

Kastrati tha se nga ekipi policor u njoftua mbi gjendjen aktuale, dhe se të gjithë të izoluarit po i respektojnë udhëzimet e dhëna.

“Nga ekipi policor që e monitoron këtë pjesë, u njoftuam mbi gjendjen aktuale në fshat. Të gjithë nga të izoluarit po i respektojnë udhëzimet, për çka shpresoj që edhe katër personat e mbetur nga Poliqka, do të shërohen plotësisht. Faleminderit qytetarëve për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe, koordinatorin Basha dhe gjithë kolegët tjerë për punën”, tha Kastrati.

Ndërsa koordinatori i Shtabit Emergjent Komunal, Ramadan Basha, tha se gjendja momentale në Kamenicë është e qetë, dhe se në ditët në vijim duhet një bashkëpunim dhe kujdes më i madh nga qytetarët.

“Kamenica po i rikthehet normalitetit të dikurshme, të gjithë bashkë na duhet edhe pak disiplinë dhe kujdes. Respektoni rekomandimet e dhëna nga organet kompetente”, ka thënë Basha. Rri në shtëpi, bashkë mund t’ia dalim./rajonipress/