Eko Higjiena

Kastrati viziton kompanitë “Hidromorava” dhe “Eco – Higjiena”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, kanë vizituar njësinë Hidromorava, si dhe njësinë EcoHigjiena në Kamenicë. I pari i komunës ka thënë se në këto dy vizita është njoftuar për rregullimin e çështjes së ujit në lagjen Çamëria, si dhe përfshirjen e disa fshatrave nën menaxhim të ndërmarrjes “EcoHigjiena”.

“Gjatë vizitës në njësinë Hidromorava me drejtorin Sherif Thaqi diskutuam për ecurinë e punëve për furnizim me ujë në qytet dhe fshatra. Po ashtu, diskutuam për kapacitetet e menaxhimit të kanalizimit, si dhe dëmet që u shkaktuan nga vërshimet e fundit tek sistemet që janë nën menaxhim të njësisë Hidromorava. Ndërsa, me menaxheren Shejnaze Masuria, diskutuam për përfshirjen e më shumë fshatrave nën menaxhimin e njësisë EcoHigjiena, si një ndër prioritetet tona të qeverisjes”, shtoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, tha se janë të përkushtuar që të gjejnë zgjidhje për problemet e qytetarëve që lidhen me ujë dhe mbeturina.

GRANDEMALL

“Vazhdimisht jemi duke punuar që furnizimi me ujë në lagjen Çamëria të jetë në nivel të duhur. Po ashtu edhe përfshirja e më shumë fshatrave në njësinë e EcoHigjienës është njëra ndër synimet tona, ku presim shumë shpejt ta realizojmë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër drejtori i njësisë Hidromorava, Sherif Thaqi, dhe menaxherja e njësisë EcoHigjiena në Kamenicë, Shejnaze Masurica, kanë falënderuar Komunën e Kamenicës për gatishmërinë që t’i ndihmojë këto dy njësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.