Fundamenti

Kastrati viziton komandantin policor të sapoemëruar, kapiten Florim Klaiqin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me Shefin e Kabinetit Meriton Ramabaja dhe u.d Drejtoreshën e Arsimit sot vizituan stacionin policor në Kamenicë.

Kastrati uroi komandantin e sapoemëruar kapiten Florim Klaiqi për marrjen e detyrës së re.
“Kamenica është model për qetësi dhe i’u falënderoj për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë publike. Ne si komunë jemi të hapur për çdo kërkesë që kalon në kompetencat tona”, u shpreh ai.

Fundamenti

Kurse kapiteni Klaiqi tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me komunën e Kamenicës
“Për asistencë dhe siguri jemi gjithmonë të gatshëm”, potencoi ai./rajonipress/