FIDANISHTJA

Kastrati: Vitin 2020 po e përmbyllim me 83% shpenzim të buxhetit për investime kapitale

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka arritur që për vitin 2020 ta shpenzoj buxhetin për investime kapitale me 83% realizueshmëri.

Kryetari Qëndron Kastrati duke falënderuar kabinetin qeverisës, drejtoritë e njësitë komunale, menaxherët e mbikëqyrësit e kontratave për punën e bërë, ka thënë se është përmbushur përqindje e lartë krahasuar me qeverisjet paraprake.

UBT

“I lumtur që edhe vitin 2020 po e përmbyllim me rezultat tejet të mirë në shpenzimin e buxhetit për investime kapitale. Me 83% realizueshmëri! Për dy vite radhazi, kemi përmbushur përqindje të lartë krahasuar me qeverisjet paraprake dhe për këtë u jam falënderues kabinetit tim qeverisës, drejtorive e njësive përbrenda komunës, si dhe gjithë menaxherët e mbikëqyrësit e kontratave! Vazhdojmë të punojmë për qytetarët me përkushtim, me të njëjtën energji edhe për vitin 2021. Urime!”, është shprehur ai.

Kujtojmë që për vitin 2019, Komuna e Kamenicës kishte shpenzuar buxhetin për investime kapitale me 82% realizueshmëri, gjë kjo e cila e kualifikoi komunën për Grantin e Performancës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.