RCCOLA

Kastrati: Viti 2017 ishte vit i ndryshimit

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Viti 2017 ishte vit i ndryshimit, për çka edhe iu falënderoj për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar në arritjen e këtij qëllimi. Para vetes kemi shumë sfida, të cilat bashkërisht do të angazhohemi për t’i tejkaluar, me qëllim të realizimit të objektivave në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë dhe të komunës sonë. Jam i bindur se me angazhimin e përbashkët do të kemi suksese në qeverisjen dhe në përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët tanë thuhet në urimin e Qëndron Kastratit.

Urimi kryetarit të komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, me rastin e Vitit të Ri 2018. Të nderuar qytetarë të komunës së Dardanës, bashkatdhetarë ku do që jeni në Kosovë, por edhe të gjithë ju që në prag të kësaj feste gjendeni jashtë atdheut.

Më lejoni që në emër të institucioneve komunale të iu uroj festën e Vitit të Ri. Uroj që vitin 2018-të ta prisni me gëzime, pranë familjeve dhe më të dashurve tuaj.

KKGJILAN

Viti 2017 ishte vit i ndryshimit, për çka edhe iu falënderoj për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar në arritjen e këtij qëllimi. Para vetes kemi shumë sfida, të cilat bashkërisht do të angazhohemi për t’i tejkaluar, me qëllim të realizimit të objektivave në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë dhe të komunës sonë. Jam i bindur se me angazhimin e përbashkët do të kemi suksese në qeverisjen dhe në përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët tanë.

Qytetarë të dashur, derisa ne do të festojmë ndërrimin e motmoteve pranë familjeve tona, një pjesë tjetër e vëllezërve dhe motrave tona: punëtorët shëndetësor, policët, zjarrfikësit, si dhe shumë të tjerë do të përkujdesen për ne, andaj unë si kryetar i komunës i falënderoj përzemërsisht dhe lutem që mos të ketë nevojë për intervenime.
Zoti iu bekoftë!
Gëzuar për shumë mote!
Sinqerisht