Kastrati vë gurëthemelin e shtëpisë për ish ushtarin e UÇK-së

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me kryetarin e SH.K.SH “Dardania Mannheim” , Naser Hoxha , nënkryetarin Vehap Zuka dhe anëtarin e kryesisë Kujtim Metaj kanë vënë gurëthemelin e shtëpisë për ish ushtarin e UÇK-së, në fshatin Hodonoc.

Kastrati tha se duhet falënderuar diasporës për të gjitha investimet e ndihmat që ata i sjellin në Kosovë. “Është dëshpëruese që edhe 20 vite pas luftës, kategoritë e dala nga lufta përballen me probleme elementare. Këtë fakt duhet ta ndryshojmë”, deklaroi ai.

Mobi Casa

Kreu i Komunës gjithashtu u shpreh se përfaqësuesit e Sh.K.Sh “Dardania Mannheim”, kanë bërë një punë të mrekullueshme bashkë më diasporën e Kamenicës.
“Uroj që ky investim mos të jetë i fundit për kategoritë e dala nga lufta”, tha Kastrati./rajonipress/