Kastrati u ofron mësim shtesë maturantëve, para se ata të aplikojnë në Universitet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Nga të gjitha nivelet e shkollimit, ai i larti është përcaktuesi se në çfarë drejtimi dëshiron të kontribuosh për shoqërinë. Në takimin online me maturantët e komunës sonë, diskutuam për izolimin në pandemi, përshtatjen e mënyrës së mësimit nga ajo klasike në atë online, e synimet e tyre për të ardhmen ka shkruar Qëndron Kastrati.

Eco Higjiena

Kastrati ka thënë se anulimi i mbrëmjes së maturës nuk ishte lajmi më i mirë për ta, por fokusin kryesor e kishin në përgatitjet për testin e maturës. “Në lëndët apo fushat që kanë nevojë, ne do t’u ofrojmë mësim shtesë para se të aplikojnë në universitet. Ishte kënaqësi e gjithë koha me ta” ka thënë Kastrati./rajonipress/