Kastrati transferohet te Erzgebirge Aue

/ 1 minutë lexim

Siç kanë njoftuar mediat gjermane të premten, sulmuesi i ri kosovar, Flamur Kastrati, është transferuar te skuadra, Erzgebirge Aue.

Flamuri ka qenë i lidhur me një transferim te ky klub për disa ditë me radhë, ndërsa ‘Der Westen’ ka mësuar se Duisburgu është pajtuar ta lëshoj të largohet Kastratin, për t’u bashkuar me rivalët e tyre në Bundesliga 2, Erzgebirge Aue.

Fundamenti

Sipas mediave gjermane, kanë mbetur vetëm detajet për ta finalizuar këtë transferim, që duket i pa-kthim. Te Aue, Flamuri do ta gjej trajnerin me të cilin punoi te Osnabruck, Karsten Baumann. (ORAinfo)