Kastrati: Tetë raste pozitiv, një në Hododonc dhe një në Poliqkë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Nga 25 mostra të marra nga IKShPK në terren, tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Dy raste janë nga Hodonoci dhe gjashtë nga Poliqka ka shkruar Qëndron Kastrati.

Kastrati ka thënë se numri i të infektuarve në total ka arritur në 34, prej tyre tre janë të shëruar plotësisht.

Uji Dea

“Kërkoj prej të gjithë juve që të vazhdoni të jeni bashkëpunues, në raport me ndjekjen e të gjitha udhëzimeve nga institucionet kompetente, sepse bashkë do e kalojmë edhe këtë sfidë. Falënderoj IKShPK-në në krye me Dr. Naser Ramadanin dhe Qendren Rajonale të Shëndetësisë Publike në krye me Dr. Burbuqe Shkodra, për bashkëpunimin në luftën ndaj sëmundjes COVID-19” ka thënë Kastrati./rajonipress/