Uji Dea

Kastrati takon Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati është takuar të hënën me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ku diskutuan për krijimin e Zonës Ekonomike në Kamenicë dhe projekte të tjera.

Sipas Kastratit, krijimi i Zonës Ekonomike ka një rëndësi të veçantë për komunën tonë por nuk është përjashtuar edhe mundësia e përkrahjes së bizneseve dhe turizmit nga ana e MTI-së.
“Gjithashtu, në këtë takim diskutuam për mundësitë e tjera që të përkrahet Kamenica, e me theks të veçantë për përkrahjen e bizneseve dhe turizmit në komunën tone”, ka thënë kreu i komunës.

Uji Dea

Ai tha se është shumë i lumtur që Ministri Shala u shpreh i gatshëm që të na mbështesë në krijimin e kësaj zone në qytetin tonë./rajonipress/