RCCOLA

Kastrati takohet me Veselin, flasin për nevojat që ka Kamenica

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati pret në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, diskutojnë për gjendjen e Kamenicës pas përhapjes së COVID-19.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me dy Nënkryetarët kanë pritur në takim Deputetin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati e falënderoi për vizitën deputetin Veselin, me të cilin diskutuan në lidhje me mënyrën se si është ballafaquar Komuna e Kamenicës me pandeminë Covid-19.

“Së bashku diskutuam mbi çështjen e pandemisë dhe menaxhimin e saj në Komunën e Kamenicës. Nga z.Veseli, u njoftuam mbi propozimin e partisë që ai e udhëheqë për pakon emergjente fiskale dhe në anën tjetër e njoftuam me nevojat tona si komunë”, tha Kastrati.

Fundamenti

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pasi falënderoi kryetarin e Kamenicës për pritjen tha se komunat janë fronterët kryesor të ballafaqimit me pandeminë, dhe se të gjithë kryetarët e komunave janë duke e menaxhuar mirë dhe dinjitetshëm këtë situatë.

“Në secilën Komunë të Kosovës është rritur lista e familjeve që kanë nevoja dhe kërkojnë ndihma, andaj pakoja e rimëkëmbjes tani është e domosdoshme sepse u ndihmon drejtpërdrejt familjeve në nevojë, komunave, bizneseve, sektorit privat dhe fermerëve, për rimëkëmbje më të lehtë nga kjo situatë, që të mos bllokohemi por të tejkalojmë këtë situatë”, tha Veseli.

Gjithashtu Kastrati edhe njëherë kërkoi nga qytetarët që t’i respektojnë në përpikmëri masat dhe udhëzimet e marra nga Qeveria, Instituti dhe Komuna.

Pas takimit ata vizituan edhe njësitin e zjarrfikësve të Kamenicës, si dhe fermerin Granit Berisha nga fshati Koretin./rajonipress/