Kastrati takohet me përfaqësues të organizatës World Learning

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati dhe zyrtari për Rini, Meriton Ramabaja kanë pritur në takim përfaqësueset e organizatës “World Learning”. Kelly Gaberlavage Manz, Asfia Tareen, dhe Mimoza Miftari sqaruan për punën të cilën e kryen kjo organizatë.

“World Learning” është organizatë e cila fokusohet në zhvillimin ndërkombëtar, edukim dhe programet e shkëmbimit. Këto programe ndihmojnë që njerëzit të bashkëpunojnë me komunitetet e tyre, të forcojnë institucionet dhe të ndërtojnë raporte të mira me kulturat e tjera.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal nga Kamenica, të cilët folën rreth aktiviteteve të tyre në bashkëpunim me komunitetet e tjera.
Kastrati i ka njoftuar përfaqësueset e “World Learning” me sfidat dhe problemet e të rinjëve dhe ka thënë se si qeverisje janë shumë të interesuar në përfshirjen e komuniteteve në aktivitete të përbashkëta.

Uji Dea

Zyrtari për Rini Meriton Ramabaja bashkë me përfaqësuesit e KVRL-së, Doruntina Maliqi, Uvejs Sermaxhaj dhe Lejla Leci u shpalosën atyre aktivitetet, trajnimet dhe projektet që janë duke i bërë për të rinjtë e Kamenicës.

“World Learning” do të bashkëpunojë me partnerët lokal për të gjetur zgjidhje që me të vërtetë do të funksiononin për çdo komunitet. Ky projekt do të mbështetet nga USAID-i dhe pritet të startoj në fillim të vitit 2019. Është një projekt që do të zgjasë në periudhë kohore prej pesë viteve dhe Komuna e Kamenicës mund të jetë njëra nga komunat e zgjedhura që do të implementohet ky projekt./rajonipress/