Kastrati takohet me kryetarët e komunave të Rajonit të Lindjes dhe me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është takuar me kryetarët e komunave të Rajonit të Lindjes dhe Agjencinë e Zhvillimit Rajonal, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga COVID-19 në rajonin tonë. Gjatë takimit të gjithë kryetarët ndanë përvojat dhe gjendjen aktuale të secilit qytet që ata qeverisin.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, tha se gjatë takimit ka njoftuar kryetarët për gjendjen aktuale të virusit SARS-CoV-2 në Kamenicë, dhe se të gjithë bashkë duke bashkëpunuar mund të parandalojmë më lehtë përhapjen e këtij virusi.

Mobi Casa

“Me kryetarët e komunave të Rajonit Lindje dhe Agjencinë e Zhvillimit Rajonal, diskutuam rreth situatës së pandemisë COVID-19 në këtë rajon. I njoftova me gjendjen aktuale të virusit SARS- CoV-2 në Kamenicë dhe fatmirësisht tani kemi vetëm dy raste aktive dhe një prej tyre është drejt shërimit. Kjo pandemi që është përhapur në gjithë botën nuk njeh ndarje komunale, etnike e fetare, prandaj bashkëpunimi i secilit prej nesh e bën luftën më të lehtë në parandalimin e saj”, tha Kastrati.

Ndryshe deri më sot numri i përgjithshëm i të infektuarve në Komunën e Kamenicës ka arritur në 41, kurse janë shëruar plotësisht 39 persona, një person është drejt shërimit dhe një rast është akoma aktiv./rajonipress/