FITORJA

Kastrati së bashku me zyrtarë komunal vizitojnë fshatin Koretin, pas vërshimeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Pas vërshimeve të shkaktuara ditë më parë si pasojë e reshjeve atmosferike, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarët komunal, Hysen Jerliu, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë vizituar fshatin Koretin. I pari i komunës, Qëndron Kastrati, gjatë vizitës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucione.

“Me Hysenin, Shabanin dhe Skenderin, vizitat në terren i vazhduam në fshatin Koretin, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. Ekipet komunale dhe gjithë akterët e tjerë, janë mobilizuar dhe shpërndarë aty ku ka nevojë. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin me institucionet, dhe Blerimin që po na sjell pamje rreth gjendjes në Kamenicë! ”, ka thënë Kastrati.

Gjithashtu edhe zyrtarët komunal nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë shprehur falënderim të madh ndaj qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.

FIDANISHTJA

Ekipet komunale janë të mobilizuara gjatë gjithë kohës për të intervenuar aty ku ka nevojë.

Me qëllim të koordinimit të veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar kryetari Kastrati ka ngritur edhe Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ka shpallur edhe Gjendje Emergjente në Komunën e Kamenicës.

Ndërsa kujtojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët kanë problem me vërshime të kontakojnë në këta numra: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.